E rëndë në Vlorë, dyshohet se u pre me xham teksa po luante, humb jetën 1-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2021, 18:48
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një fëmijë në moshën 1-vjeçare ka humbur jetën.
Policia bën me dije se foshnja është paraqitur për ndihmë mjeksore në spitalin Rajonal Vlorë, me dëmtime në qafë, ndërkohë që edhe pas ndërhyrjeve mjekësore.
"Më datë 19.11.2021, rreth orës 18:08, është paraqitur për ndihmë mjeksore në spitalin Rajonal Vlorë, me dëmtime në qafë, dyshohet aksidentalisht, një shtetas i mitur 1 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë."- njofton polcia.
Sipas burime për Ora News, dyshohet se foshnja është prerë me xham në qafë teksa po luante.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes
