Demokratja-Berishës: Na prij se jemi gati të vetësakrifikohemi, e kam firmosur formularin me vetëdije
Nga Foltorja e radhës në Librazhd nga ish-kryeministri Sali Berisha një demokrate u shpreh se janë gati të vetësakrifikohen nëse Berisha i prin.
Ajo theksoi se e ka firmosur me vullnet të lirë formularin për Kuvendin e datës 11 dhjetor, duke thënë se nuk ka frikë në vijë në Foltore.
Demokratja: Na prij sepse jemi gati të vetësakrifikohemi deri në vetëmohim. Kam aderuar qysh në vitin ’91 në PD dhe jam në shtëpinë time, por nuk mund ta tradhtoj më. Mund të ishim në kampin tjetër duke përjetuar gjithë diskriminimet. Ne e kemi votuar dhe mbështetur Bashën në gjithë misionet e tij. Kam qenë mbi 22 protesta në Tiranë. Po ashtu e kemi votuar.
Mendon Basha dhe të tjerët se do të kishim frikë sa të vinim në Foltore? Basha na ka zhgënjyer prandaj jemi këtu. Kemi dëgjuar se jemi presionuar, gjë që nuk është e vërtetë. E kam plotësuar formularin me vetëdije të plotë si anëtare e kryesisë së PD-së e degës Prrenjas.

