Rama nuk ndalet me premtimet: Brenda këtij mandati do të hapim qendra kompjuterike në çdo bashki
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar buxhetin e viti 2022 për rininë dhe fëmijët.
Në fjalën e tij Rama tha se plani i qeverisë është që të hapen qendra teknologjike, ndërkohë theksoi se laboratorët do të vendosen në shkolla.
Ai deklaroi se një tjetër fond është parashikuar për bibliotekat në shkolla që i konsideroi të varfra për shkak të mungesës së librave.
Edi Rama: Laboratorët që ne kemi në inventarët e ndërtesave nuk arrijnë dot të plotësojnë nevojën e tyre për të ofruar mjete dhe instrumente cilësore në mënyrë që mësimi i teorisë mund të kalojë në praktikë duke pasur në dorë të gjitha instrumentet e nevojshme. Laboratorët janë të varfër. Ne do të bëjmë një ndryshim rrënjësor të laboratorëve. Do fillojmë në fillim të vitit të ardhshëm dhe do bëjmë ndryshim rrënjësor të mësimit të informatikës. Jemi duke punuar të bëjmë gati një sistem të ri në laboratorët e informatikës duke iu vënë në dispozicion mësuesit më të mirë.
Nga një anë sistemi i mësimit të teknologjisë do të ngrihet në një nivel të ri, këtë do e bëjmë duke ndryshuar kurrikulën e mësimit të informatikës dhe nga ana tjetër për t’i thënë atyre që janë më të prirur se pjesa tjetër kohë, hapësirë dhe mundësi që të zhvillojnë dijet e tyre dhe pas shkolle, duke pasur qendra, apo mundësi speciale ku të marrin mësime intensive.
Po ashtu Rama bëri me dije se do të ngrihen dy qendra të reja informatike në Vlorë dhe në Shkodër, teksa theksoi se synim është që këto qendra të shtrihen në të gjitha bashkitë brenda mandatit të tretë.
Edi Rama: Kjo është eksperienca me qendrën e hapur te stadiumi që do të zgjerohet me piramidën dhe ndërkohë ne kemi nisur punën për të pasur edhe dy qendra të tjera, ku të shtrihet eksperienca e këtyre qendrave. Një në Vlorë e një në dy ndër qytetet që do të jenë më shpejt gati, Durrësi apo Shkodra. Ambicia është që brenda këtit mandati të kemi qendra të tilla në çdo bashki.
Rama tregoi se fizkultura do të ketë një rol të veçantë në shkolla, ndërsa shtoi se do u japim mundësi shkollave që kenë skuadrat e tyre.
Edi Rama: Kështu që këtu është një sfidë e madhe e përbashkët, por ju në shkollë në hapësirën e shkollës dhe mësimit mund të jepni një kontribut. Ka ardhur koha ta çojmë në nivel tjetër shkollën dhe sportin, duke i dhënë mundësi atyre që të kenë mundësi të bëjnë sport më shumë.
Është e domosdoshme ti japim mundësi shkollave të kenë skuadrat e tyre. Ti japim nxënësve që merren me sport, edhe pikë siç janë në vendet e tjera në funksion të ecurisë së tyre të mëtejshme. Sot kemi mundësi ta bëjmë këtë sepse kemi shumë palestra.

