Berisha: Kërkojnë etikë në Kuvend, por hajdutëve nuk u them dot ndryshe, Basha o mjeran ik!

Nga Foltorja e radhës në Librazhd, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se shoqëria shqiptare vuri besimin tek opozita, por u pre në besë.

Ai theksoi se opozitarët janë njerëzit më të pa shpresë sepse opozita nuk ndezi dot dritën e shpresës në zemrat e tyre. 

Berisha: Këta kërkojnë etikë në Kuvend, por çfarë etike mund të kem unë me një ministre që tenderon rrugët me 8 herë më shumë sesa tenderohet nga paratë e BE-së. T’i thuash është pak, madje edhe mega hajdute është pak.

Sot përsëri shikoja të dhënat, shqiptarët largohen masivisht nga Shqipëria. Ata janë njerëzit më të pa shpresë sepse opozita nuk ndezi dot dritën e shpresës në zemrat e tyre. U dëshmua një peng i turpshëm në krye të opozitës shqiptare. Ai sot jetojnë në 4 mure dhe i lutet pengmarrësit të tij. Po ik more mjeran, jep dorëheqjen!