Ruajtja e identitetit arbëresh kërkon kujdes të posaçëm, ministria e Jashtme bisedime me organizatat

Ministria për Evropën dhe punët e jashtme ka nisur bisedimet me përfaqësues të shoqatave të arbëreshëve për të forcuar lidhjen mes tyre. Përfaqësues të institucioneve thanë se ruajtja e identitetit arbëresh kërkon një kujdes të posaçëm në epokën e globalizmit dhe në këtë kuadër pritet në vijim dhe paraqitja e një botimi kolektiv me qëllimi identifikimin e vijimësisë së politikave të shtetit shqiptar për këtë çështje.

Ministria për Evropën dhe punët e jashtme ka nisur bisedimet me përfaqësues të shoqatave të arbëreshëve për të forcuar lidhjen e këtyre të fundit, një element I rëndësishëm ky për ruajtjen dhe përçimin e trashëgimisë kulturore.

“Duke e parë Diasporën si një prioritet nga ministria e Jashtme ne po vazhdojmë për të punuar me një qasje koherenca për ndërmarrjen e politikave.”

Njohuritë janë të kufizuar kur flitet për marrëdhëniet dhe ndërshkëmbimet ndërmjet arbëreshëve dhe shtetit shqiptar.

Studimet për tokanë hasur në pika lavdie, por edhe pika fikjeje.

“Mbijetesa e tyre dhe indentiteti i pashpërbërë është objekt studimi, si një realitet i gjallë.”

Ruajtja e identitetit arbëresh kërkon një kujdes të posaçëm në epokën e globalizmit.

“Ka një ndjeshmëri të fortë në kontekstin si politik ashtu edhe akademik.”

Për këtë çështje pritet dhe paraqitja e një botimi kolektiv me qëllimi identifikimin e vijimësisë së politikave të shtetit shqiptarë në raport me arbëreshët.