Soko: Pastrimi i parave ndodh sepse lejohet, prandaj Moneyval na ka futur në zonën gri

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, eksperti i ekonomisë Pano Soko u shpreh se në thelb të pastrimi të parave është vetëm një gjë: ta lejosh që të ndodhë.

Ai shtoi se Pranda Moneyval e ka futur Shqipërinë në zonën gri, pra qeverinë tonë dhe autoritetin që e monitoron e administron situatën.

Soko: Në thelb të pastrimi të parave është vetëm një gjë: ta lejosh që të ndodhë. Nëse nuk e lejon janë shumë raste të rralla dhe të komplikuara, janë shumë raste të vështira edhe për shtete të dobëta si Shqipëria, sidomos me shumë të tilla që janë të konsiderueshme për ne.

Një transaksioni 1-2 milionë euro janë të rralla në vendin tonë. Këto gjëra ndodhin se sepse ka vullnet për t’i lejuar. Prandaj Moneyval na fut në zonën gri, d.m.th fut qeverinë tonë dhe autoritetin që e monitoron e administron situatën. Tendenca për ta lejuar vjen nga ky burim. Pastrimi i parave në vendin tonë ndodh në mënyrën më të thjeshtë. Para të dyshimta vijnë dhe transferohen nga bankat shqiptare në off-shore.