Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë, zjarrfikësit në vendngjarje

Një banesë në Vlorë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, 18 nënror.

Ngjarja ka ndodhur pranë "Tregut të orizit" dhe shkollës "Ismail Qemali."

Zjarri ka rënë në katin e katërt të një pallati. Nga informacionet paraprake mësohet se nuk ka persona të bllokuar apo të rrezikuar nga flakët.

Zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po futen nga dera me leva pasi e kanë të vështirë hyrjen për shkak të flakëve.