Rexhepi: Ndërhyrja e shtetit në shumë raste e vonuar. Informatorët e SHÇBA -së të mos jenë të paprekshëm

Eksperti i kriminalitetit Artan Rexhepi në një intervistë me gazetaren e Ora News Sonila Musai kërkoi që informatorët e SHÇBA -së të penalizohen nëse kryejnë shkelje.

Rexhepi: “Të fillosh hetimin pas një vrasje është shumë gjë e mirë por në argjinaturat që ka në terren sepse SHÇBA ka argjinaturat e veta ajo duhet ta kontrollojë territorin kush punon mirë kush nuk punon.  

Nga pikëpamja e ndërhyrjes është e vonuar. Plus që ka dhe një problem tjetër këtë e kam shumë profesionale ndodh që informatorët e SHÇBA janë të paprekshëm edhe nëse kryejnë ndonjë shkelje të vogël nuk duhet të jetë kështu duhet të penalizohen me çdo kusht.”