“Kishte hije të rëndë”, gazetarja Alliaj: Politikani më i vështirë për t’u intervistuar ishte Gramoz Ruçi

Gazetarja Eglantina Alliaj, teksa ka folur për vështirësitë e terrenit, ka treguar se cili ka qenë politikani më I vështirë për t’u itervistuar.

E ftuar në emisionin “Jeto me Orën’ në RTV Ora , Alliaj është shprehur se politikani më i vështirë për t’u intervistuar ishte ish-Kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Ajo thotë se ky i fundit kishte ‘hije të rëndë më gazetarët’.

Eglantina Alliaj: Pothuajse gjithë politikanët nuk është se japin informacion. Gazetari ka burime të cilat I shfrytëzon. Politikani më i vështirë për t’u intervistuar nga e majta ka qenë Gramoz Ruçi, ishte një nga politikanët që kishte hije të rëndë me gaazetarët.

Ajo shton se Ruçi ishte një nga politikanët që nuk kishte marrëdhënie të lirshme me gazetarët.

Eglantina Alliaj: Të bënte të stepeshe ose nuk fliste fare. Nuk hynte te politikanët që kishte marrëdhënie të lirshme me gazetarët. Kishte hijen e rëndë. Nuk ishte politikan që intervistohej se ndalohej thjesht me mikrofon në dorë në oborrin e parlamentit shqiptarë.