Muçi: Perceptohemi si shoqëri e kriminalizuar për shkak të pandëshkueshmërisë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, avokati Besnik Muçi u shpreh se krimi është një fenomen që shoqëron të gjitha shoqëritë.

Sipas tij, Mungon ndëshkueshmëria për të gjitha fenomenet kriminale dhe kështu krijohet një perceptim sikur vendi ynë është i kriminalizaur.

Muçi: Krimi është një fenomen që shoqëron të gjitha shoqëritë. Nuk jemi shoqëri e kriminalizuar. Ndëshkimi penal janë në nivelin minimal. Mungon ndëshkueshmëria për të gjitha fenomenet kriminale dhe ngjarje që jepen nga mediat dhe perceptohen nga shoqëri.

Te ne mungojnë institucionet agresive që zbatojnë ligjin kundrejt krimeve të ndryshme. Duke qenë se jemi jo plotësisht agresive kundrejt fenomeneve të krimit, na duket sikur gjithë shoqëria është e kriminalizuar kështu.