Beteja brenda PD, Maliqi: Bashës nuk i ka hije trashja e zërit, pas tij fshihet Rama

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka komentuar ‘përplasjet’ mes ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe Kryedemokratit Lulzim Basha, si dhe vendimet që ka marrë ky i fundit për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, më 18 dhjetor.

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Maliqi shprehet se reagimet e Bashës  ndaj Berishës nuk i kanë hije.

Ai shton se pas zërit të Bashës fshihet Rama, ndërsa thekson se “është zëri i marrëveshjes së 2017”, që kryedemokrati bëri me kryeministrin aktual.

Lefter Maliqi: Nuk e shoh si përplasje. Reagimet e Bashës dhe trashja e zërit nuk i ka hije. Nuk është zëri i tij është zëri i Ramës dhe është zëri i marrëveshjes së 2017. Marrëveshja e 2017, ka qenë goditja  e njerëzve të Berishës që tashmë janë jashtë, si Nishani, Topalli, Pollo, dhe goditja e LSI. Jo më kot u dogjën bashkitë hap pas hapi, u dogjën mandatet, dhe zgjedhjet e fundit të 2017 ishin thikë pas shpine edhe për LSI-në dhe ndaj demokratëve. Pas marrëveshjes së 5 qershorit Rama nuk e pyeti fare ambasadën amerikane.