Tentuan të kalojnë mall kontrabandë drejt Maqedonisë së Veriut, ndalohen 2 doganierë në Korçë dhe drejtuesi i mjetit
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2021, 22:12
Një rast i kalimit kontrabandë të mallrave ushqimore është goditur në doganën e Goricës.
Burime bëjnë me diej se janë ndaluar 3 shtetas, mes tyre përgjegjësi i policisë kufitare Goricë, Julian Hanelli, doganieri pranë kësaj pike Petrika Mano, dhe shtetasi Vasil Nasto, drejtues i mjetit.
Burime konfirmojnë se Nasto ka kaluar përmes kësaj dogane një sasi mallrash ushqimorë kontrabandë, nga Maqedonia drejt Shqipërisë.
Doganieri dhe përgjegjësi i policisë kanë lejuar futjen e mjetit pa kontrolluar. Mjeti me drejtuesin u kap në aksin Goricë - Zvezdë.
Të ndaluarit ndodhen në drejtorinë vendore të policisë për veprime të mëtejshme proceduriale.
