Soko: Jemi viktimë e një realiteti që e kemi prodhuar vetë, shteti ka përgjegjësi për një shoqëri të shëndetshme
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, eksperti i ekonomisë Pano Soko u shpreh se jemi viktima të një realiteti që e kemi prodhuar vetë.
Ai shtoi se shteti ka përgjegjësinë që nuk e ka orientuar pasurinë që ka për të prodhuar një shoqëri të shëndetshme.
Soko: Jemi viktima të një realiteti që e kemi prodhuar vetë. Shteti ka përgjegjësinë që nuk e ka orientuar pasurinë që ka për të prodhuar një shoqëri të shëndetshme. Nuk po themi që të jemi perfektë. Në rastin e Fierit ne vuajtëm për një spital psikiatrik dhe një polic që të bënte vëzhgim apo mbajtjen e personit, policimin komunitar.
Ne nuk i kemi këtë gjë sepse politikëbërja është e drejtuar nga interesi i atyre që i bëjnë këto politika. Buxheti për arsimin është vetëm 3% e GDP-së që është ndër më të ultat. Një gjë e tillë bën që të kemi antivlera. Kështu prodhohet realiteti që kemi sot. Të gjithë duhet ta gjejnë tek e vetja sepse jemi të gjithë bashkëfajtorë.
