Eksperti i kriminalitetit: Policia ka dështuar me administrimin e rendit

Eksperti i kriminalitetit Artan Rexhepi në një intervistë me gazetaren e Ora News, Sonila Musai u shpreh se policia ka dështuar me administrimin e rendit.

Ai shtoi se : “Institucionet përgjegjëse të shtetit në të tilla raste nëse I referohemi policisë, nuk ekzistojnë fare, ose ekzistojnë por jo në parametrat e duhur. Por policia pa dashur t'i rëndoj pasi janë dhe të ngarkuar. Pavarësisht se janë të ngarkuar nëse e bëjnë atë punë ta bëjnë ose të ikin t'ia lenë tjetrit.

Këto nuk janë gjëra që duhen neglizhuar. Policia ruan parcelat e hashashit, policia mund të të bëjë një dosje tepër madhore dhe mund të të çojë përpara vështirësive shumë të mëdha jo pse e pe komshiun shtrembër e jot ë mos arrish të izolosh një prototip. E thënë ndryshe policia ka dështuar me administrimin e rendit.”