Goditet grupi kriminal në Spanjë, në pranga 8 shqiptarë, sekuestrohen dy plantacione me marijuanë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2021, 21:17
Policia spanjolle ka çmontuar një organizatë kriminale, me qendër në Valencia, që merreshin me kultivimin dhe trafikimit të marijuanës dhe pastrimit të parave.
Sipas mediave spanjolle, në pranga kanë rënë 8 shqiptarë, të moshës 18-42 vjeç.
Mësohet se në kuadër të operacionit autoritetet kanë sekuestruar 2 plantacione me marijuanë, ku u kultivuan mbi 2 mijë rrënjë kanabisi me peshë 250 kg, 4 kg marijuanë e përpunuar dhe 6500 euro.
Po ashtu policia spanjolle ka sekuestruar dhe një automjet dhe disa pajisje që shërbenin për përpunimin e drogës.
Hetimet për goditjen e këtij grupi kriminal kanë nisur që në muajin gusht pasi u gjet një sasi droge e braktisur në një depo në Catarroja.
