Muçi: Ngjarja e Fierit duhet të jetë kambanë alarmi për të gjitha mekanizmave të shtetit
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, avokati Besnik Muçi u shpreh se ngjarja e Fierit duhet të jetë kambanë alarmi për të gjitha mekanizmave të shtetit.
Ai shtoi se nuk sheh reagim serioz të institucioneve dhe analiza për përgjegjësitë që kanë këto institucione, ku as institucionet arsimore nuk kanë reaguar.
Muçi: Ngjarja e Fierit duhet të jetë kambanë alarmi për të gjitha mekanizmave të shtetit. Nuk shoh reagim serioz të institucioneve, nuk shoh analiza për përgjegjësitë që kanë këto institucione, as institucionet arsimore nuk kanë reaguar. Cila është përgjegjësia e policisë në këtë ngjarje? Sa është e aftë që të kontrollojë territorin?
Nuk shoh as reagimin e institucioneve arsimore. Një fëmijë nuk shkon në shkollë dhe nuk shqetësohet kush. Nuk ka një mekanizëm funksionues. Po ashtu edhe mekanizmat e pushtetit lokal që nuk janë funksionale. Hajde t’i plotësojmë këto!
