Psikologia Miekley: Prindërit duhet të komunikojnë me fëmijët, të thyhen tabutë

Psikologia Bona Miekley në një intervistë me gazetaren e Ora News, Sonila Musai deklaroi se prindërit duhet të komunikojnë me fëmijët e tyre dhe duhet t'i zhdukim tabutë.

Ajo u shpreh se:Nëse ne duam të mbrojmë fëmijët tanë, mbrojtja duhet të fillojë nga prindërit nga familja. Si mund ta bëjmë ne këtë gjë. Patjetër instancat, shteti ka rolin e vet, përgjegjësinë e vet. Familja shqiptare mendoj unë ka tabu.

Në çdo komunitet qoftë kjo në qytete të mëdha si Tirana, por dhe në qyteza të vogla apo fshatra prindërit mund të ndërgjegjësohen se si mund të prindërojnë më mirë, se si të kenë një urë komunikuese midis tyre dhe fëmijëve të tyre. Duhet të ndihmohen familjet për të rritur nivelin e tyre për të komunikuar me fëmijët e tyre dhe për të parandaluar ngjarje të tilla."