Avokatja Beqiri: Ka ardhur koha të protestojmë, jo të shkruajmë statuse në rrjete sociale

Avokatja Nexhi Beqiri në një intervistë me gazetaren e Ora News, Sonila Musai u shpreh se ngjarje të tilla si ajo e Fierit duhet të tronditin gjithë opinionin publik.

Beqiri: "Ndonjëherë ndodh diçka që duhet të  tronditë gjithë shoqërinë dhe më duket që ky është rasti tipik që do të tronditë gjithë shoqërinë duke filluar nga shteti deri tek qytetari më i thjeshtë i Republikës së Shqipërisë. Mua më vjen shumë mirë që sot ka patur një përballje shumë të fuqishme të familjarëve, të njerëzve të qytetit të Fierit pranë Gjykatës së rrethit.

Ka ardhur moment që njerëzit jo thjesht të shkruajnë statuse në Facebook, jo thjesht të dalin me një protestë me 5 tabela dhe të dalin 20-30 veta por duhet të përballen në mënyrë që organet e ndryshme shtetërore të gjithë të tronditen se ku ishim ne, pse ndodhi kjo."