Foto/ Panairi i Librit, i bashkon Namik Dokle
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2021, 20:47
Lexues, shkrimtarë dhe botues mblidhen bashkë te Pallati i Kongreseve për 5 ditë. Panairi i 24 i librit hapi dyert dje më 17 nëntor ne kushte pandemie. Në ambientet e Pallatit të Kongreseve, pjesëmarrësit duhet të paraqiten me maska për të blerë librat e tyre të preferuar të 90 botuesve nga Kosova, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi. Ditën e sotme ka prezantuar librin e saj edhe zonja Liri Berisha. Libri titullohet “Nënë Tereza në jetën time.” Të pranishëm kanë qenë edhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe ish-politikani Namik Dokle. Foto LSA.













