"Trekëndëshi i Bermudës" Basha në Ora News: Meta, Berisha e Rama karusel që duan të mbajnë peng Shqipërinë
Pasi e quajti pjesë të trekëndëshit të Bermudes së tranzicionit shqiptar, Lulzim Basha tashmë Ilir Metën e quan “karusel” që bashkë me Ramën e Berishën kërkojnë të ruajnë statuskuonë për interesa personale.
Basha lë të kuptohet se do të jetë një drejtues politik antisistem kur thotë se platforma e tij në krye të PD-së do ti japë fund tranzicionit.
Intervista e Kryetarit te PD-së Lulzim Basha u dha per gazetarin Everest Dedaj.
Pjese nga intervista
Ora News: Por zoti Berisha, ka një argument të fortë, fakti që ju nuk e keni sjellë Partinë Demokratike në pushtet?
Lulzim Basha: Partia Demokratike ka bërë më 25 Prill një nga betejat më të mëdha të saj, ka nga ata që thonë luftën më të madhe të saj. Argumenti i fortë është, nuk është i fortë, sepse kjo është e vështirë të tranzicionit që marrin pjesë në pushtetin e pushtetarëve apo ikurve nga pushteti, lufta kundër oligarkëve, ky karosel nuk do të ndalet, do të luftojë dhe do të vrasë 30 vjet. që e mban Shqipërinë peng. Ndaj sot, ballë për ballë ndodhet Partia Demokratike, unë, si kryetar i zgjedhur i saj, me një anëtar një votë, një garë transparente, me 3 kandidatë, sipas statutit, në vend të një politike të shpallur para shqiptarëve dhe të konkretizuar me nisma, që nga komisionet hetimore, te ndryshimet kushtetuese, me vendimin për të konkretizuar platformën qytetare për demokracinë, që është vendimi kryesor i vendimit të hënës dhe që do të jetë një nga temat kryesore të kuvendit të 18 dhjetorit, dhe nga ana tjetër fije të dhe të padukshme, që bashkojnë 3 kriminelët të cilët kanë kontrolluar 30 vjet tranzicion, pasiguri nëse kanë qenë në pushtet, apo ne o vendos. Dhe këtu dua ta bëj fare të qartë, se beteja jonë nuk është me personin, por me fenomenin. Me fenomenin e një individi, kushdo qoftë ky.
Kundërshtari i shqiptarëve dhe i të ardhmes së shqiptarëve Edi Rama, Sali Berisha apo kushdo tjetër që mendojnë se janë më të barabartë se janë të barabartë, se janë mbi ligjin, se nuk janë mbi statutin e tyre në këtë rast, se formacionet e tire politike janë. familjet që bashkohen nga vlerat, por vegla që mund të jenë për të marrë apo mbajtur pushtetin në kurriz të shqiptarëve. Kjo është beteja që po përvijohet. PD, Partia Demokratike e lindur për tu përballur në emër të gjithë shqiptarëve me një pakicë në vitet 90 me këmbëngulje dhe përsëri PD pas 30 vitesh e bashkuar me të gjithë forcat e gjalla të shoqërisë për ti dhënë fund 30 vjet tranzicion. Një karruseli me të njëjtët aktorë që sillen dhe vërtiten, por në fund çfarë shihet, një pakicë që mbulohet dhe një sëmundje që është dëmtuar dhe largohet.
Ora News: Treshja e Bermudës keni thënë ju, por presidenti që Basha do të përgjigjet për 4 çështjet kryesore të cilat i braktisi. Zgjedhjet e pjesshme, djegia e mandateve dhe të tjera të cilat ju keni në mes sipas presidentit?
Lulzim Basha: Nuk ka mendime që nuk janë bërë për të zhvlerësuar betejat e tyre që PD ka kryer dhe që kam përdorur në emër të saj dhe në emër të shqiptarëve kundër një makinerie të tjera propagande, gënjeshtra, gjysmë të vërtetash, spekulime të pacipta. Nuk më habisin shumë prej tyre. Jam habitur mund të ditët e para kur i kam dëgjuar nga goja e Sali Berishës. Por derisa nuk habitem më si nga kjo, nuk pres të habitem nga aktorët e tjerë. Asgjë nuk e lëkund tim për të vendosur bashkë me demokratët shqiptarë dhe me të gjithë shqiptarët që ndryshimin e ndalur kërkojnë dhe përdhunshëm me 25 Prill, në luftën për të ardhmen e tyre. Për tu përballur me të gjithë ata që duan status quone. Dhe që për hir të status quosë nga cila kanë përfituar dhe të bëjnë të arrijnë dhe kur janë në qeveri dhe kur janë në gjendje të duan të mbajnë karuselin në lëvizje.
Trekëndëshi i Bermudës nëse mund ti referohem përsëri metaforës që përdoret është trekëndëshi i cili përthith gjithçka që duhet të ketë vend. Përmirësimin e arsimit, studimin, zhvillimin e konkurrencës dhe jo monopolet, shanset e rinisë për punë, të drejtat e pronarëve dhe të përndjekurve. Të gjitha llojet e jetës së humbasin ndërkohë që trekëndëshi i Bermudës i përthith çdo shans për të ecur përpara. Prandaj kjo në thelb është një luftë midis të shkuarës dhe të nesërmes. Dhe unë ju garantoj që jam i vendosur në emër të gjithë demokratëve, por dhe në emër të gjithë shqiptarëve të eci përpara drejt të nesërmes jo ti kthejmë sytë përsëri nga e shkuara.


