Rama emëron Afrim Qendron prefekt të Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2021, 13:07
Afrim Qendro do të jetë prefekti i ri i qarkut të Tiranës. Emërimi i tij është bërë nga Këshilli i Ministrave.
Në këtë post ai zëvendëson Mersin Muratajn që u emërua pas dorëheqjes së Toni Gogut që u përfshi në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së, e që rezultoi fitues.
Afrim Qendro ka mbajtur postin e nënkryetarit të bashkisë së Vlorës deri në shtator të këtij viti ku dha dorëheqjen.