Inxhinieri: Në fakuletin tim të gjithë mendonin ku do punoj ose do të iki jashtë

Stavro Xhardha , me profesion  inxhinier Softëere ka vendosur që të largohet nga shqipëria për një jetë më të mirë. Në një intervistë me gazetaren Sonila Musaj në Ora News ai u shpreh:

“Ekonomia është shkaku kryesor që largohemi, por është nga pak të gjitha. Aty nuk është vetëm ambient i punës. I vetmi shpëtim që unë kam parë tek vetja ime kam thënë që do të iki jashtë.

Ne që kur fillojmë fakultetin ne rritemi që do ikim jashtë ose do të fillojmë punë. Pra një faktor që unë shoh është se nxitja e sipërmmarrjes është zero.

Nga gjithë fakulteti im unë vetëm një mikun tim kam pasur që ka menduar që të behej sipërmarrës, të gjithë të tjerët ku do punoj, ku do të shkoj ose do të iki jashtë"