"Aset i pazëvendësueshëm", Rama konfirmon aktivizimin e patronazhistëve në zgjedhjet e ardhshme lokale

Skandali me të dhënat personale u vulos në raportin e progresit që Bashkimi Evropian bën çdo vit për vendin tonë, ku citohej shqetësimi i OSBE-ODIHR për përdorimin e të dhënave personale.

Por përkundër kësaj, kryeministri Rama mbetet i vendosur për të aktivizuar patronazhistët në procesin zgjedhor më të afërt, atë për zgjedhjen e drejtuesve vendorë.

Rama: Gjithmonë. Patronazhistët janë një aset i pazëvendësueshëm jo vetëm i PS por gjithë partive që funksionojnë si të tilla dhe që fitojnë. Që nga Partia Republikane dhe Demokrate në Amerikë dhe te çdo parti që është parti fituese. Nuk diskutohet që do të aktivizohen.