"Ma nisi çunin për bukë dhe e vrau", babai i Mateos tregon pengun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2021, 13:53
Babait të Mateo Vasiut i ka mbetur peng në zemër mënyra sesi fqinji i tij i futi në kurth të birin 8-vjeçar që më pas ja vrau dhe ja groposi në oborr.
Para gjykatës, në gjendje të rënduar psikologjike, ai deklaronte se nuk i duhej më jeta.
"Më nisi çunin për bukë. Të vejë çuni ti marrë bukën, t'ja çojë bukën atij dhe të më vrasë, kjo më ka mbetur gozhdë. Të vdes unë tani dhe të shikoj çunin aty ku është . Jam i vdekur, nuk di çfarë të them".
