Ekskluzive/ Basha: Nuk do të lejoj që PD të kthehet nga fuqitë joperëndimore

Krydemokrati Lulzim Basha në një intervistë ekskluzive për Ora News, është shprehur se nuk do të lejojë që Partia Demokratike të kthehet nga fuqitë joperëndimore. 

Ora News: Zoti Basha, a mendoni se realisht 18 dhjetori do ta ruaj Partisë Demokratike një Kuvend një parti?

Lulzim Basha: Pa pikë diskutimi që po! Sepse ne nuk kemi një interpretim apo një mendim ndryshe sa i takon orientimit të Partisë Demokratike. Demokratët nuk kanë mendime të ndryshme nëse Partisë Demokratike papritur duhet të kthehet me fytyrë nga lindje, nga Rusia e Putinit, apo nga të tjera fuqi jo perëndimore.

Basha shprehet se  për hir të interesave të tij personale, Sali Berisha po i mbivendos agjendës dhe aksionit politik të Partisë Demokratike interesat e veta personale

Ora News: Ama zoti Basha keni krahun tuaj më të fortë, siç e keni pasur në 8 vitet e opozitë zotin Sali Berisha, i cili iu etiketon dhe iu akuzon më ashpër sesa kundërshtari politik Edi Rama.

Lulzim Basha: Me të njëjtin fjalor, me të njëjtat argumente, dhe kjo nuk i shërben Partisë Demokratike, nuk është çështja e sulmeve ndaj meje. Sulmet ndaj meje, fatkeqësisht zbulojnë diçka më të rëndë, që për hir të interesave të tij personale, Sali Berisha po i mbivendos agjendës dhe aksionit politik të Partisë Demokratike interesat e veta personale. Partia Demokratike është në betejë. Tre komisione hetimore, ndryshime kushtetuese, denoncime të përditshme dhe përballje të përditshme me Edi Ramën, kjo është ajo që demokratët meritojnë dhe presin në mënyrë që një orë e më parë vendi të kthehet në shinat e legjitimitetit dhe të demokracisë. 

Sepse kjo është e vetmja arsye se pse jemi në atë parlament, për t’i dhënë fund gjendjes që ka krijuar masakra e 25 prillit. Në vend që t’i bashkohet kësaj përpjekje ose të paktën të mos e pengojë këtë përpjekje, Sali Berisha ka vendosur ta dëmtojë interesin e Partisë Demokratike, përmes një lëvizje që siç e keni parë dhe siç është denoncuar publikisht edhe nga drejtuesit dhe institucionet më të larta të Partisë Demokratike dhe jo vetëm, papritur sheh nën flamurin e saj kriminelë që më 25 Prill demokratët i kanë pasur përballë dhe që tani papritur ndodhen me të njëjtën agjendë si Sali Berisha.