"Shqipëria nuk bëhet kamp për hallexhinj dhe azilantë ekonomikë", Manja: Marrëveshja me Britaninë për ekstradimet
Lajmin në mediat britanike për një marrëveshje mes dy vendeve për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri ku do strehohen emigrantët e paligjshëm të Mbretërisë së Bashkuar ministri i Drejtësisë Ulsi Manja e konsideroi spekulim të pastër mediatik.
Duke folur për mediat pas mbledhjes së qeverisë ai njoftoi se sot është miratuar një marrëveshje mes dy shteteve porse ajo lidhet me ekstradimin e të dënuarve dhe jo azilantëve ekonomikë.
Manja: Sot kaluam në Këshillin e Ministrave një marrëveshje bashkëpunimik në fushën e ndihmës juridike me Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut për transferimin e personave të dënuar, respektivisht nga Shqipëria drejt Britanisë dhe anasjelltas. Kjo marrëveshje thjeshton procedurat e transferimit të personave të dënuar, eleminon pengesat dhe diferencat mes dy sistemeve ligjore. Përfituesit janë autoritetet gjyqësore të dy vendeve por dhe personat e dënuar.Ka pasur spekulime në disa media britanike sot sikur kjo marrëveshje përfshin transferimin e refugjatëve që aktualisht janë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut, sikur Shqiëria do të jetë vend trajtimi i këtyre refugjatëve por në fakt është skekulim i pastër mediak.
Është një marrëveshje dypalëshe që e kemi nënshkruar me disa nga shtete të BE dhe jemi në diskutime me shtete të tjera. Lidhet vetëm me bashkëpunimin juridik në fushën e çështjeve penale dhe nuk ka të bëjë aspak me trajtimin e këtyre kategorive dhe hallexhinjve që janë jo vetëm në Angli por në të gjitha shtetet e Europës për tu trajtuar në Shqëipëri në kamp refugjatësh. Shqipëria as nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë dhe as nuk është në bisedime me asnjë shtet europian për të trajtuar refugjatët e cilitdo vend, emigratë ekonomik dhe hallexhinj që nuk kanë asnjë problem me drejtësinë në ato vende ku janë. Të jem i qartë, Shqipëria as nuk është në bisedime dhe as nuk do të jetë asnjëherë bisedime të kësaj natyre që Shqipëria të jetë kamp refugjatësh për emigrantë ekonomikë dhe azilantë që kanë lënë vendet e tyre në drejtim të vendeve të BE për interesa ekonomike.
Të njëjtën gjë konfirmoi më herët edhe kryeministri Rama.
Por çfarë raportuan sot mediat britanike që alarmuan qeverinë shqiptare?

