Durrës/ Arrestohet 39-vjeçari, bashkë me dozat e kokainës i sekuestrojnë në banesë tufën me lekë e euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2021, 13:54
Një 39-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi shpërndante lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza të vogla.
Policia bën me dije se gjatë kontrollit fizik ndaj të arrestuarit dhe më pas në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje, 408.800 lekë të rinj, 1085 euro, dy peshore elektronike dhe sende të tjera që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike në doza.
39-vjeçari është identifikuar me inicialet L.K, banues në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".
