"Duam mandat të përjetshëm" Ulsi Manja i çon sinjal prokurorëve të SPAK: Të hapur për diskutim por...
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja e quajti legjitime kërkesën e 15 prokurorëve të SPAK për të pasur mandate të pakufizuar.
I pyetur nga gazetarët sot paradite ministri i Drejtësisë pranoi se ka marrë kërkesën e karakterit teknik për të cilën tha se është i hapur prë ta diskutuar por se një gjë e tillë do të kërkonte ndryshimin e Kushtetutës.
“Kemi marrë kërkesën e jemi në diskutim të karakterit teknik pasi ky përcaktim është fiksuar në kushtetutë. Nëse ne do të duhet të ulemi të negociojmë me prokuorët e SPAK lidhur me heqjen e këtij kufizimi ligjor patjetër do kërkohet ndryshime në Kushtetutë.
Ne jemi të hapur për diskutim. Kërkesa e tyre në vlerësimin tim është legjitim përsa kohë që gjyqtarët e SPAk apo gjyqtarët e tjerë të sistemit gjyëqsor nuk kanë kufizim mandati, por kjo është një çështje që pret dhe ne jemi të hapur për diskutim”
Deklarata u bë jashtë godinës së kryeministrisë ku u prezantuan vendimet që janë marrë sot nga Këshilli i Ministrave.
Në kërkesën e tyre, prokurorët e SPAK e argumentuan mandatin e pakufizuar me pretendimin se nuk mund të punojnë mjaftueshëm dhe të përfaqësojnë çështjet penale maksimalisht, për shkak se mandati i tyre i punës në SPAK, është i kufizuar për një periudhë 9 vjeçare.
