Krimet e luftës në Iran, gjykata e Durrësit përfundon marrjen e dëshmive të muxhahedinëve

Shtatë muhaxhedinë nga Irani kanë dhënë dëshminë e tyre në gjykatën e Durrësit kundër Hamid Nuri, një ish- zëvendësprokuror në Iran gjatë masakrës së vitit 1988. Muxhahedinët që strehohen në Shqipëri, janë cilësuar si dëshmitarë kyç të këtij gjyqi që po zhvillohet në Suedi, çka nxiti gjykatën që të transferonte trupën gjykuese për dy javë në vendin tonë me qëllim mbledhjen e provave dhe dëshmive.

Gjykata e Durrësit ka përfunduar procesin e marrjes së dëshmive të 7 shtetasve iranianë kundër Hamid Nuri, i cili po gjykohet në Suedi nën akuzat e krimeve të luftës në atë që Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka cilësuar si krim kundër njerëzimit në vitin 1998 në Iran.

6 gjyqtarë, 2 prokurorë si dhe avokatët mbrojtës të viktimave dhe të akuzuarit Nouri erdhën në vendin tonë 2 javë më parë për të zhvilluar procesin e marrjes së dëshmive të muxhahedinëve që strehohen në kampin e Manzës.

Iranianët që kanë qenë të burgosur politikë dhe dëshmitarë në masakrat e 1988 në burgjet e Iranit kanë treguar para trupës gjykuese detaje të varsjeve brutale, ndërsa kanë folur edhe për përfshirjen e Hamid Nuri si zëvendësprokuror në një nga burgjet atje.

"Çfarë ka ndodhur në këto dy javë në këtë proces gjyqësor, tregon dy gjëra. Së pari brutalitetin e këtij regjimi, ekzekutimin e 13000 vetave gjatë disa javëve, dhe shumica e tyre kanë qenë anëtarë të oprganizatës së muxhahedinëve të rezistencës iraniane. Nuk ka pasur precedent tjetër pas Luftës së Dytë Botërore në të gjithë botën të këtij brutaliteti. E dyta që tregohet, është rezistenca për dy dekata e muxhahedinëve kundër regjimit brutal në Iran. Tregon çmimin që kanë pagaur njerëzit iranianë për lirinë".

Krimet e luftës në Iran, gjykata e Durrësit përfundon

Muxhahedinët nuk harruan të falënderojnë popullin shqiptar për mikpritjen e tyre, ndërsa thanë se dy vendet e dinë mirë çfarë është një sistem diktatorial.

"Ne jemi shumë krenar që ju që na keni strehuar, shqiptarët e dinë mirë situatën tonë, sepse vini nga një regjim i tillë brutal".

Hamid Nuri u arrestua në vitin 2019 në Stokholm ndërsa gjyqi kundër tij nisi në gusht të këtij viti, në bazë së të drejtës ndërkombëtare për gjykimin në secilin vend të një të akuzuari për krime lufte.