Tjetër tentativë e familjarëve të Mateos për tu futur me forcë në gjykatë, i riu kalon mbi kangjellat e portës
Ora 10:40 solli sërish përplasje në dyert e jashtme të gjykatës së Fierit. Familjarët e Mateo Vasiut tentuan të hyjnë sërish me forcë.
I vëllai u pa duke kaluar mbi kangjellat e derës për tu futur në oborrin e gjykatës.
Gjithçka ndodhi pas informacioneve se Klodian Çalamani po mbërrin në gjykatë për masën e sigurisë.
Përplasjet me policinë vijuan edhe pas kësaj tentative të dështuar. Shkak u bë pasi ata kishin bllokuar rrugën dhe nuk lejonin daljen e një furgoni gë policisë me persona të tjerë që kishin mbaruar seancat e tyre gjyqësore.
Më pas furgoni arriti të kalojë. Zona është blinduar me polici.
Ndërkohë Klodian Çalamani nuk ka mbërritur në gjykatë ende dhe pse seanca ishte caktuar në orën 10.
Familjarëve para gjykatës u janë bashkuar dhe qytetarët të tjerë.

