Më 24 nëntor Rama sërish në Beograd. Më 26 mbledhja e përbashkët me qeverinë Kurti në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2021, 11:23
Kryeministri Edi Rama do të jetë sërish në Beograd më 24 nëntor 2021 në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur”.
Burimet bëjnë me dije se në këtë aktivitet pritet të jenë të pranishëm edhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së Miroslav Lajçak, raporton gazetarja e Ora News Fjorela Beleshi.
Ky takim përkon dy ditë para mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Kosovës dhe Shqipërisë që pritet të mbahet më më 26 nëntor në Durrës.
Axhenda e kryeministrit do të vijojë më pas më 28 nëntor me fillimin e punimeve të aeroportit të Vlorës dhe më 29 Nëntor hapjen e Rrugës së Arbrit.