Gjokutaj: Ekonomia shtysa e largimit të të rinjve
Nuk është vetëm ekonomia që i nxit të rinjtë shqiptarë të largohen nga vendi. Eduart Gjokutaj, Këshilltar fiscal ALTAX , në një intervistë me gazetaren Sonila Musaj në Ora News thotë se është dhe mungesa e shpresës dhe e meritokracisë.
Eduart Gjokutaj: “Ekonomia është një shtysë fillestare e largimit të të rinjve nga Shqipëria.
Por ka arsye të shumta për të marrë një vendim i cili nuk është i lehtë për arsye se kemi të bëjmë me një zhvendosje të fatit drejt një bote e cila është shumë mëme pengesa se sa mund të jetë këtu.
Nga ana tjetër do të thoja që ekonomia është faktori ndikues jo thjesht për arsyen e ekonomisë shqiptare, për arsye se ekonomi të ngjashme ka dhe Maqedonia, ka dhe Kosova ka dhe Mali i Zi, - pra sa i përket niveleve ekonomike pavarësisht se ne mund të kemi disa tregues më të ulët, pra nuk është një shtysë thelbësore.
Ajo që nxit brezin e ri është se shikojnë mundësi të shumta për ti shfrytëzuar me njohuritë që merr dhe me kapacitetet që ka.
Kemi të bëjmë me një shpresë që grumbullon dhe nuk shpërndan dhe prishja e rishpërndarjes është një arsye tjetër e cila dikton proçesin e emigracionit por një fenomen i çuditshëm ndodh që largohet gjithë ky masivitet njerëzish nuk ndodh pastaj që tregu i punës tonë të jetë më konkurues, të ketë më shumë të ardhme se një mungesë duhet të kompesohet me një rritje tjetër siç janë ligjet ekonomike.
Kjo nuk ndodh për arsye se edhe vetë ekonomia është e tillë që ka kushte të pabarabarta panvarësisht se çfarë shkruhet dhe çfarë flitet.
