Balla: Nuk largohem nga Shqipëria me shpresën e ndryshimit të vendit tim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2021, 11:47
Pedagogu dhe aktivist i shoqërisë civile Edison Balla në një intervistë me gazetaren Sonila Musaj u shpreh se dhe ai si të gjithë shqiptarët e ka menduar që të largohet nga Shqipëria.
Ai u shpreh se: ” Si pjesa më e madhe e të rinjve shqiptar,nuk mund të them që të paktën një herë të vetme nuk më ka kaluar nëpër kokë mendimi për tu larguar,kjo si pasojë e e disa prej barrierrave që ne hasim shpesh qoftë në punësim kryesisht në sistemin e meritokracisë pra në këtë vend mungon sistemi i meritokracisë.
Unë nuk jam larguar sepse kam menduar dhe kam besuar fort që duhet të kontribojë në këtë vend,kam lindur dhe jam rritur në këtë vend dhe nuk dua të iki pa bërë krejt çfarë mundem besoj unë për të ndryshuar vendin,realitetin tonë shqiptar”.