Dëshmia e familjarëve: Mateo vajti i mori bukën kriminelit dhe ia çoi në shtëpi. Ai na bëri gjëmën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2021, 10:33
Biçikleta ka ndihmuar policinë dhe familjarët për të shkuar në oborrin e Klodian Çalamanit dhe më pas për të zbuluar ngjarjen e tmerrshme.
Familjarët thanë se 8 vjeçari kishte dalë me biçikletë për t’i blerë bukë Klodian Çalamanit. Më pas kur është kthyer në banesën e autorit nuk ka dalë më
“Kriminelit vajti i mori bukën dhe ia çoi në shtëpi. Për të ngrënë krimineli bukë. Ne e mbanim me bukë e krimineli na bëri gjëmën. Nuk na e priste mendja kurrë. Na pyeste e gjetët djalin?! Shyqyr që ishin kamerat e shtëpisë që treguan biçikletën se nuk do kishim as kufomën e djalit, kushedi ku do e çonte”