Mediet britanike: Shqipëria do strehojë refugjatët që hyjnë në Angli, ja sa është kosto për 1 refugjat

Ministria e Jashtme britanike dhe ajo shqiptare po diskutojnë për hapjen e një qendre azili në Tiranë, për të strehuar  refugjatët, të cilët Franca mohon t'i pranojë, raporton Daily Mail.

Media britanike shkruan se mundësia për të nënshkruar një marrëveshje me Shqipërinë është e madhe, duke cituar një burim nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, pavarësisht se ministrja e jashtme shqiptare, Olta Xhaçka e hodhi poshtë idenë  muajin e kaluar.

Mediet britanike: Shqipëria do strehojë refugjatët që

Sipas medieve britanike në Shqipëri do të strehohen refugjatët që mbërrijnë në vend, nga rrugët detare, kanali Francë-Angli.

Britania planifikon të ndërtojë në strukturë azili në Tiranë, për të strehuar emigrantët e paligjshëm.

Ndërsa ministrat po diskutojnë hapjen e një qendre azili në Shqipëri, ata besojnë se kjo do të vepronte si një pengesë për emigrantët që kalojnë nga Franca veriore

Mediet britanike: Shqipëria do strehojë refugjatët që

Kushdo që kërkon azil në Britani pasi arrin në rrugë të paligjshme, me gomone dhe varka të vogla, do të dërgohet në qendrën e azilit në Shqipëri brenda shtatë ditëve, shkruan "Times".

Ky projekt do t'i kushtojë Britanisë 100.000 paund për  emigrant, ku përfshihen  kostot e fluturimit dhe akomodimit, shkruan Daily Mail.