Tiranë, përfshihet nga zjarri apartamenti në katin e gjashtë të një pallati, evakuohen banorët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2021, 10:10
Një apartament në katin e gjashtë të një pallati në kryeqytet është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:53 në rrugën "Teodor Keko".
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Sherbimet e Policisë bënë evakumin e menjëhershëm të banorëve të pallatit.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

