Fasule apo trahana? Çfarë gatuajnë më së shumti shqiptarët

Tavë dheu, fasule, lakror, janë disa nga  ushqimet  që kanë bërë për vete shumë turistë në Shqipëri. Vendi ynë njihet për kuzhinën mesdhetare dhe ushqimet e fshatit.

Por çfarë gatuajnë shqiptarët më së shumti në jetën e tyre të përditshme? Çfarë preferojnë të konsumojnë? Kjo ishte tema e rubrikës "Vox Pop" me Enkin në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora.

Dhe vendin e parë, sipas qytetarëve e fiton pjata tradicionale shqiptare, fasulja dhe më pas trahanaja.