Qëlloi me armë babanë e vajzës në Greqi: Shqiptarja refuzon ekzaminimin psikiatrik: Jam viktimë e përdhunimit
Shqiptarja 49-vjeçare, refuzon t'i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik, pasi qëlloi me armë zjarri ish-partnerin e saj, mjekun grek 68-vjeçar në Chalandri në Greqi, para syve të vajzës 13-vjeçare.
Mediet greke kanë publikuar fjalët e Klodiana Çcelës nga qelia.
“E vërteta është një. Unë mbrojta jetën e fëmijës tim. Ai tha se do të qëllojë vajzën time dhe se fajin do ma linte mua. Vajza ime vrapoi në rrugë. Atij i intereson të më quajnë të sëmurë mendore. A e dini pse; Për të mos dëgjuar të vërtetën. Sepse e burgosur, unë i kam të gjitha të drejtat e mia ligjore dhe njerëzore. Ndërsa nëse do të shkoja në një spital psikiatrik nuk do t'i kisha”, pretendon artistja 49-vjeçare sipas reportazhit të transmetuar në televizionin ALPHA.
Çela këmbëngul se ajo mori armën për të mbrojtur të bijën 13-vjeçare.
Megjithatë, vajza e saj ka mohuar dëshminë e nënës së, duke thënë se nëna e saj nisi i të qëllonte të atin.
Pak orë më parë, shqiptarja kishte pohuar se “Nuk jam e pandershme, që shkova me një të martuar. Unë jam viktimë e përdhunimit”.
Ajo ka theksuar gjithashtu: “Kurrë nuk doja që fëmija im ta dinte se ishte rezultat i përdhunimit. Arsyeja pse burri im i ligjshëm nuk më divorcoi kur i thashë se isha shtatzënë, ishte sepse unë ngela shtatzëne nga një përdhunim dhe jo se e tradhtova. Burri im nuk më divorcoi, sepse nuk e tradhtova. Unë u përdhunova”.
Ky qytet ndalon servirjen e mishit në mbledhjet zyrtare
18 Nëntor, 08:51



