Ky qytet ndalon servirjen e mishit në mbledhjet zyrtare

Qyteti i Helsinkit në Finlandë, ka njoftuar se nga 1 janari 2022-it  në eventet dhe aktivitetet zyrtare të qytetit në të ardhmen do të ofrohet vetëm ushqim vegjetarian dhe peshk.

Politika e re e qytetit të Helsinkit për  menytë pa mish nuk është absolute.

Mishi mund të ofrohet ende në ngjarjet e mbajtura nga drejtuesit më të lartë të qytetit ose drejtuesit e lartë politik, nëse kërkohet por nuk do jetë pjatë e detyrueshme.

Gjithçka bëhet për të arritur objektivin e për t'u bërë vendi i parë në botë me zero emetim deri në vitin 2035.

Sipas Institutit Finlandez të Burimeve Natyrore, konsumi i mishit në vend ka rënë prej dy vitesh dhe gjithnjë e më shumë njerëzit po zgjedhin perimet, në vend të mishit.

Do të ketë  mundësi për të bërë përjashtime: "Për shembull, nëse mbreti i Suedisë vjen për vizitë, ne mund t'i ofrojmë mish, tha kryebashkiaku i Helsinkit, Juhana Vartiainen.