“Ndihmë, ndihmë” Zjarrfikëset fikin zjarrin në “Fresk”, dyshohet për të bllokuar brenda në pallat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2021, 18:47
Një zjarr ka rënë në një pallat në zonën e Freskut në rrugën "Fadil Deliu", mbrëmjen e sotme.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se një apartament ka marrë flakë ndërsa po punohet për evakuimin e banorëve të pallatit.
Ndërkohë, nga pamjet e siguruara nga Ora News, zjarri është fikur, por dëgjohen thirrja nga brenda godinës “Ndihmë, ndihmë”.
"Me datë 17.11.2021, rreth orës 18:20 në rrugën "Fadil Deliu", ka rënë zjarr në katin e dytë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e menjëhershëm të banorëve të pallatit. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit." - bën me dije policia.
