Basha: Halli i Berishës është ta kthejë PD në mburojë të veten përballë SHBA. S’njeh asnjë institucion

Kryetari i PD Lulzim Basha ne takimin me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike, është shprehur se ish-Kryeministri Sali Berisha po mban qëndrime antistatutore, duke thënë se lideri historik i kësah partie  “nuk njeh asnjë institucion të PD, nuk njeh asnjë vendimmarrje”.

Basha u shpreh i vendosur për të mos lejuar që këto kushte të krijuara të çojnë PD në izolim, ta bukerizojnë atë apo ta kthejnë në mburojë të interesave personale.

 “Kjo histori e përdorimit të demokratëve si mburojë e interesave personale të kujdo merr fundNjëherë e përgjithmonë. Kryesia e PD votoi për mbledhjen e Kuvendit legjitim. Sali Berisha thotë se prapë nuk e njeh. Ku qëndron morali i statutit që me forcë ngre Sali Berisha? Çfarë po kërkon ai? Sali Berisha nuk e ka hallin te statuti . Ai nuk njeh asnjë strukturë të Partisë, sepse qëllimi i tij është që partia të shndërrohet në një mburojë të tij përballë Shteteve të Bashkuara. “ tha Basha.

Burime bëjnë me dije se Basha është shprehur se Berisha e kishte justifikim nisjen e ‘foltores ‘ me qëndrimin se vendimin për të nuk ishte marrë nga forumet.

“Pse nuk e përmend më Sali Berisha faktin me të cilin nisi foltoren, sepse nuk u votua në Kryesi? Sepse ky ishte një justifikim. Ja ku është vendimi i Kryesisë me 28 vota pro për mbledhjen e Kuvendit, dhe ai përsëri thotë s”e njoh. Është e qartë se sido që të merrej ai vendim, me çfarëdo votimi, Sali Berisha dëshmon se nuk do ta njihte. Sepse sot ai nuk njeh asnjë organ zyrtar te PD."-  tha Basha.