Salianji: Berisha luftë personale, firmat janë një tallje, PD nuk vjen dot në pushtet pa SHBA-të
Në një intervistë për Ora News, deputeti Ervin Salianji u shpreh se PD është në këtë situatë për shkak të interesit personal të Berishës kryesisht dhe kjo çështje do të zgjidhet në kuvendin e 18 dhjetorit.
Salianji tha se DASH nuk influencohet nga PD-ja apo ndonjë partie tjetër, duke shtuar se ndërprerja e marrëdhënia me SHBA-të bën që PD të mos vijë në pushtet kurrë.
Salianji: Ne jemi në këtë situatë për shkak të interesit personal të Berishës kryesisht dhe kjo çështje do të zgjidhet në kuvendin e 18 dhjetorit. Të gjitha vendimmarrjen e Bashës kanë pasur dakordësinë e Berishës. Nuk duhet të harrojmë se DASH nuk influencohet nga PD-ja apo ndonjë partie tjetër. Sikurse është thënë që ndërprerja e marrëdhënia me SHBA-të bën që PD të mos vijë në pushtet kurrë. Kjo përplasje nuk është e mirë dhe duhet të shmangej me çfarëdolloj forme.
Ne kemi humbur shumë qysh nga djegia e mandateve dhe mos pjesëmarrja në zgjedhjet lokale. Mjafton që vetëm mandatet të mos digjeshin, sot do të kishim 77 mandate. Edhe ato duhet për interes të kujt janë djegur. Berisha ka bashkëfajësi me Bashën dhe gjithë tollovia është bërë nga njerëz që kanë mbi 30 vite në politike dhe vazhdojnë me të njëjtën betejë. Të gjitha vendimet që ka marrë Basha kanë marrë dakordësinë absolute të Berishës. Vetëm kur iu prek interesi personal Berishës veproi ndryshe.
Salianji theksoi se Kuvendi mblidhet me ¼ të delegatëve dhe duhet protokolluar, dhe se nuk ka firma pasi është një tallje, pasi firmat nuk janë të plota.
Salianji: Kuvendi mblidhet me ¼ të delegatëve dhe duhet protokolluar. Nuk ka firma dhe është tallje. Firmat nuk janë të plota. Pasi kalojnë këto filtra atëherë merret një vendim. Edhe pse nuk janë votat e demokratëve, kryetari po u jep një mundësi që në datë 18 dhjetor që të bashkohemi dhe të verifikojmë delegatët. Cila është diferenca që një datë e shpallur në mënyrë personale nga Berisha, dhe asaj të shpallur nga Basha. Nëse ne do të ndjekim një përballje me SHBA-të ne nuk do të vijmë kurrë në pushtet.
