“Qeveri boll bëre vajtocën, por vepro!”, Vasili për vrasjen e 8-vjeçarit në Fier: Analizë e çdo hallke të shtetit që është amortizuar
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili kërkon nga qeveria që të veprojë dhe të nxjerrë përgjegjësit për vrasjen e 8-vjeçarit në Fier.
Ai shkruan se duhet një analizë e hollësishme, rreptësisht kritike e çdo hallke të shtetit që nuk funksionon dhe që krijuan premisa për këtë horror të vërtetë, duke i kërkuar qeverisë të ndalojë duke bërë vajtocën.
"Qeveri boll bere vajtocën, por vepro!
Ngjarja e tmerrshme ne Fier eshte e papajtueshme me çdo retorike dhe patetizem.
Analize e hollesishme rreptesisht kritike e cdo hallke te shtetit, qe nuk funksionon, qe eshte atrofizuar dhe qe eshte asgjesuar dhe qe krijuan premisa per kete horror te vertete kjo kerkohet me urgjence dhe sa me pare.
Nxjerrje e pergjesive dhe veprime urgjente e te qarta te qeverise, kjo duhet, kete presin qytetaret shqiptare te pambrojtur e te rrezikuar.
Asgje nuk kemi pare nga keto!
Kemi pare veç fjale, ngushellime dhe perdellime pa fund nga kryeministri etj me radhe qeveritare gjithfaresh.
Qeveria boll beri vajtocën, sepse nuk eshte vajtocë, por pergjegjese e vetme kushtetuese per te parandaluar keto tragjedi permes veprimeve konkrete.
Lumenjte e ngushellimeve hipokrite pa veprime vec do te prodhojne ngjarje te tjera te renda."
