Kryebashkiaku i Fierit i propozon këshillit bashkiak akordimin e mbështetjes financiare për familjen e 8-vjeçarit të vrarë
Kreu i bashkisë së Fierit, Armando Subashi i ka propozuar Këshillit të Bashkisë Fier akordimin e një mbështetjeje financiare për familjen e 8-vjeçarit i cili u vra nga 38-vjeçari Klodian Çalamani. Subashi shprehet se humbja e 8-vjeçarit nuk mund të vlerësohet me asgjë, por të paktën mund t'i shërbejë familjes si lehtësim financiar.
"Krahas solidarizmit me dhimjen e pamatë të familjes Vasiu, i propozova sot Këshillit të Bashkisë Fier akordimin e një mbështetjeje financiare. Humbja e pazëvendësueshme e Mateso së vogël si pasojë e një akti makabër nuk mund të vlerësohet me asgjë, por të paktën t'i shërbejë familjes Vasiu si lehtësim financiar. Personalsiht jam pran tyre në këtë dhimbje," shkruan Subashi.
39-vjeçari, Klodian Çalamani, mbrëmjen e djeshme, 16 nëntor rrëmbye, vrau dhe më pas e groposi 8-vjeçarin në fshatin Grecalli të Fierit. Trupi i pajetë i të miturit u gjet pak orë më vonë nga policia pasi nëna e tij e denoncoi si të zhdukur.
