Ngjarja horror në Fier, Berisha: Dënimi më i rëndë të bjerë mbi xhelatin e vogëlushit

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në fshatin Grecalli të Fierit, ku 38-vjeçari Klodian Çelamani, rrëmbeu dhe groposi 8-vjeçarin në oborrin e shtëpisë së tij.

Në një postim që ka bërë në rrjetet social, Berisha teksa u ka shprehur ngushëllime familjarëve kërkon që autori të marrë dënimin më të rëndë të mundshëm.

Postimi i plotë i Berishës 

Infanticid!

Krim horror! Monstra vret me kazem dhe gropos voglushin 8 vjeçar!

Ngushellimet me te ndjera familjes per aktin makaber ndaj femijes se tyre dhe qytetareve te Fierit. Denimi me i rende te bjere mbi xhelatin e voglushit 8 vjeçar! sb.