Kuvendi i 18 Dhjetorit, Basha me kryetarët e degëve të PD: Beteja me njëri-tjetrit i shërben vetëm Ramës
Nga Everest Dedaj Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2021, 16:40
Krydemokrati Lulzim Basha po zhvillon një takim me kryetarët e degëve të PD.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se në mbledhjen e 71 kryetarëve të PD-së, Basha theksoi se detyra kryesore që partia të dalë e bashkuar nga Kuvendi i 18 dhjetorit është kryesore e luftës kundër Rames.
Lulzim Basha: Rama është kundërshtari ynë I përbashkët, pavarësisht se çfarë mendojmë në këtë situatë që po kalojmë. Beteja me njëri-tjetrin nuk na çon askund. I shërben vetëm Ramës dhe patericave të tëij që po bëjnë gjithçka që beteja mes nesh të çojë në një ndarje të partisë. Ju jeni dëshmitarë të kësaj.
