"E vraftë Zoti!" E moshuara nxjerr dhimbjen duke mallkuar vrasësin e Mateos. Balla e Subashi në shtëpi për ngushëllime
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2021, 11:27
Kështu e nxori dhimbjen e madhe në shpirt kjo e moshuar për vrasjen në mënyrë makabre të 8-vjeçarit, Mateo Vasiu.
Ndërsa i drejtohej shtëpisë së familjes Vasiu që priste e përcillte njerëz për ngushëllime mes lotëve dhe vajtimit ajo mallkonte autorin e krimit, 38-vjeçarin Klodian Çalamani.
"E vraftë Zoti përmbi dhe, e humbtë Zoti! O Zot!"
Në shtëpinë e vogëlushit në Grecalli të Fierit ishin për ngushëllime dhe kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi së bashku me drejtuesin politik të PS-së për këtë qark, Taulant Balla.
