U ekzekutua në karburantin e tij në Greqi, biznesmeni shqiptar i arrestuar për kokainë dhe vrasje
Marios Dhiamandis me origjinë nga Delvina është biznesmeni shqiptar që u vra mbrëmë në Greqi.
Dhiamandis rezulton i arrestuar më parë për një sasi kokaine që iu gjet në makinë. Ai është arrestuar gjithashtu edhe për një vrasje të ndodhur në Kipseli, në Athinë në shkurt të 2010-ës.
Ora News mëson gjithashtu se atij i është dhënë masa “detyrim paraqitje” edhe për një ngjarje kriminale të ndodhur në ishullin e Mykonos.
Atentati me armë zjarri u regjistrua mbrëmjen e të martës, 16 nëntor në Nice të Greqisë jashtë një karburanti në 181 Avenue Thebes.
Nga të shtënat me armë zjarri ka humbi jetën biznesmeni shqiptar Dhiamandis dhe mbeti i plagosur një tjetër shqiptar.
Sipas medieve greke, autorë të panjohur kanë qëlluar duke e lënë të vdekur në vend biznesmenin, ndërsa shtetasi tjetër me origjinë shqiptare është dërguar menjëherë në spital.
Pak më vonë, makina e autorëve tip " BMË", e cila dyshohet e vjedhur, u gjet e djegur në Avenue Kifissos.
Dy viktimat e sulmit janë pronarë të pikës së karburantit, me origjinë shqiptare, shkruan protothema.
