Prokuroria e Pukës letërporosi Italisë: Duam Davide Pecorelin

Prokuroria e Pukës ka arritur të mbledhë prova të reja në lidhje më inskenimin e vdekjes nga  Davide Pecorelli në Gjegjan të Pukës. Sipas organit të akuzës, leterporosia prej kohësh i është dërguar autoriteteve italiane dhe është në në pritje të fillimit të procesit gjyqësor.

Pas transmetimit të intervistës së Davide Pecorellit në Ora News, prokuroria e Pukës bën më dije se janë siguruar prova të reja që e inplikojnë Davide Percorellin në 2 vepra penale, atë të shkatërrimit të pronës më zjarr si dhe zhvarrosje.

Italiani gjatë intervistës është shprehur i gatshëm që të rikthehet në Shqipëri dhe të marrë dënimin për akuzat e ngritura ndaj tij.

Po ashtu tha se deri më tani askush nga autoritetet shqiptare nuk e ka kontaktuar.

Por në lidhje me letër porosinë, burime zyrtare bëjnë me dije se ajo prej kohësh i është dërguar shtetit italian për ekstradimin e ish-biznesmenit në vendin tonë, dhe se kjo vonesë është për shkak të palës italiane.

Në lidhje më akuzat, Pecorelli i pyetur nga Ora News mori përgjegjësinë mbi vete.

Në deklarimet e tij ai është shprehur se çdo gjë e kishte berë nën këshillimin e një prifti të njohur në zonën e veriut ku sipas tij ishte ai që ia gjeti mjetet për të kryer të gjithë inskenimin.

Tashmë në bazë të provave të reja pritet që në lëvizje të vihen edhe oraget e tjera të drejtësisë.