Kamerat e sigurisë "arrestuan" autorin e krimit horror në Fier, filmuan 8-vjeçarin duke lëvizur me biçikletë në oborr
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2021, 10:49
Kamerat e sigurisë në shtëpinë e xhaxhait të vogëlushit 8-vjeçar, Mateo Vasiu, kanë filmuar këtë të fundit duke lëvizur me biçikletë në shtëpinë e autorit të krimit, 38-vjeçarit Klodian Çalamani.
Kqyrja e pamjeve filmike ka shtyrë më pas policinë në banesën e Çalamanit ku kanë gjetur biçikletën.
Ndërsa është vënë në presionin e pyetjeve nga policia dhe banorët ai më pas ka rrëfyer se e ka groposur në oborrin e shtëpisë, ku i vogli u gjet i pajetë dhe i mbuluar me baltë.




